Privatësia
Mbrojtja e të dhënave tuaja personale është e rëndësishme për ne. I trajtojmë ato me konfidencialitet dhe në përputhje me ligjet e aplikueshme të mbrojtjes së të dhënave – në veçanti me Ligjin e rishikuar Zviceran për Mbrojtjen e të Dhënave (revDSG) dhe, në masën e aplikueshme, me Rregulloren Evropiane për Mbrojtjen e të Dhënave (GDPR). Kjo deklaratë shpjegon cilat të dhëna mbledhim dhe si i përdorim ato.
Pala përgjegjëse
Émin Jewelry GmbH
Feldstrasse 12
8853 Lachen
Schweiz
Cilat të dhëna i përpunojmë
Kur e viziton këtë faqe, ofruesi ynë i hostingut i regjistron automatikisht disa informata teknike në regjistrat e serverit, për shembull adresën tënde IP, llojin dhe versionin e shfletuesit, faqet e hapura dhe kohën e qasjes. Këto të dhëna shërbejnë vetëm për sigurinë teknike dhe stabilitetin e faqes dhe nuk lidhen me të dhëna të tjera.
Kur na kontakton, kërkon një termin, regjistrohesh për buletinin ose kërkon një model 3D, i përpunojmë të dhënat që na i dërgon vetë: zakonisht emrin, adresën e e-mailit, numrin e telefonit, mesazhin tënd dhe, nëse ka, fotot që i ngarkon. Përpunojmë vetëm atë që na duhet vërtet për qëllimin përkatës.
Kontakti dhe kërkesat
Të dhënat nga formulari i kontaktit dhe i terminit na dërgohen me e-mail (SMTP, i enkriptuar me TLS). I përdorim vetëm për t'iu përgjigjur kërkesës tënde dhe për ta organizuar terminin, dhe nuk ua japim palëve të treta pa pëlqimin tënd.
Kërkesat për stoli (për shembull për një unazë të personalizuar) ruhen përveç kësaj edhe si kërkesë në sistemin tonë të klientëve, bashkë me fotot që i ngarkon (më së shumti tri). Kështu mund ta trajtojmë kërkesën tënde personalisht dhe ta ndjekim ecurinë. Sistemin e klientëve e mbajmë vetë; të dhënat ruhen në bazën tonë të të dhënave.
Rrugë të barasvlershme kontakti janë WhatsApp, telefoni dhe e-maili. WhatsApp është shërbim i Meta Platforms Ireland Ltd. me rregullat e veta të privatësisë, të cilat mund t'i shikosh te whatsapp.com/legal. Ki parasysh se kur shkruan përmes WhatsApp, të dhënat përpunohen në serverët e Meta.
Buletini
Nëse regjistrohesh për buletinin tonë, së pari të dërgojmë një e-mail me një link konfirmimi (double opt-in). Regjistrimi vlen vetëm kur e klikon këtë link; pa konfirmim nuk dërgojmë asgjë. Adresa jote e e-mailit dhe koha e konfirmimit ruhen në sistemin tonë të klientëve.
Adresën tënde e përdorim vetëm për lajme nga atelieja. Mund të çregjistrohesh në çdo kohë përmes linkut në çdo e-mail ose me një mesazh të shkurtër te info@eminjewelry.ch.
Modeli 3D me e-mail
Në faqet e detajeve të unazave mund ta marrësh modelin 3D të një unaze me e-mail. Për këtë e ruajmë adresën tënde të e-mailit në sistemin tonë të klientëve dhe ta dërgojmë linkun e modelit. Nëse dëshiron, mund të regjistrohesh njëkohësisht edhe për buletinin; kjo ndodh vetëm nëse e shënon kutinë, dhe po ashtu vetëm pas konfirmimit me link (double opt-in).
Këshillim me video
Nëse te rezervimi online zgjedh „me video“, këshillimi bëhet në një dhomë video të Daily (Daily.co, Inc., San Francisco, SHBA). Dhoma krijohet vetëm për terminin tënd, hapet pak para dhe skadon automatikisht pas tij. S'të duhet as aplikacion as llogari; linku është në e-mailin e konfirmimit.
Kur hyn, sinjali yt i figurës dhe i zërit si dhe të dhëna teknike të lidhjes (adresa IP, shfletuesi, pajisja) kalojnë nëpër serverët e Daily, pjesërisht në SHBA. Daily është i obliguar me kontratë me i përpunu të dhënat vetëm sipas udhëzimeve tona (klauzola standarde kontraktuale). Bisedat nuk regjistrohen. Më shumë te daily.co/legal/privacy-policy. Nëse s'do video, zgjedh thjesht këshillimin në atelie.
émin Abi (chat)
Në këtë faqe mund të bisedosh me „émin Abi“, këshilltarin tonë digjital. Nuk të duhet asnjë llogari. Mesazhet e tua dërgohen te OpenAI (SHBA) për të marrë përgjigje; atje shkon vetëm ajo që e shkruan vetë në chat. Të lutem mos shkruaj në chat të dhëna personale veçanërisht të ndjeshme (për shembull për shëndetin, fenë ose financat).
Bisedat ruhen në bazën tonë të të dhënave, që ta kontrollojmë dhe ta përmirësojmë cilësinë e këshillimit. Historiku i chatit në shfletuesin tënd ruhet vetëm sa është i hapur tabi.
Cookies dhe ruajtja lokale
Kjo faqe nuk vendos asnjë cookie gjurmimi apo marketingu pa pëlqimin tënd të qartë. Për funksionimin përdorim vetëm ruajtje teknikisht të nevojshme në shfletuesin tënd: zgjedhjen e gjuhës, vendimin tënd në banerin e cookie-ve (localStorage), historikun e chatit me émin Abi (sessionStorage, fshihet kur e mbyll tabin) dhe disa gjendje shfaqjeje, për shembull nëse kartela informuese për modelin 3D të është treguar tashmë.
Këto shënime nuk përmbajnë të dhëna personale dhe nuk u dërgohen palëve të treta. Mund t'i fshish në çdo kohë përmes cilësimeve të shfletuesit tënd.
Matja jonë e vizitave (pa cookies)
Për të kuptuar cilat faqe vizitohen dhe si përdoret faqja jonë, bëjmë një matje tonën të vizitave pa cookies. Në bazën tonë të të dhënave ruajmë shikimet e faqeve dhe disa ngjarje, për shembull nëse është kërkuar një termin, është klikuar WhatsApp, është hapur chati ose është abonuar buletini.
Nuk vendoset asnjë cookie dhe nuk ruhet asnjë adresë IP. Në vend të kësaj krijojmë një hash vizitori që ndryshon çdo ditë dhe nuk mund të lidhet me ty. Kështu nuk është e mundur të njihesh sërish gjatë disa ditëve. Kjo matje bazohet në interesin tonë legjitim për ta përmirësuar ofertën dhe nuk lidhet me asnjë shërbim të Google.
Analiza e uebit me Google (vetëm me pëlqim)
Përveç kësaj përdorim Google Tag Manager dhe Google Analytics 4 (Google Ireland Ltd.), për ta analizuar më hollësisht përdorimin e faqes sonë. Këto shërbime ngarkohen vetëm pasi të pajtohesh qartë në banerin e cookie-ve. Pa pëlqimin tënd nuk ngarkohet asnjë skript i Google dhe nuk shkon asnjë kërkesë te Google. Pas pëlqimit, adresa jote IP i dërgohet Google; sipas Google ajo shkurtohet dhe nuk ruhet përgjithmonë në Google Analytics 4. Të dhënat mund të dërgohen edhe në SHBA. Pëlqimin mund ta tërheqësh në çdo kohë përmes lidhjes „Cilësimet e cookie-ve“ krejt poshtë në fund të faqes.
Google Maps
Në faqen e kontaktit mund ta ngarkosh një hartë të Google Maps (Google Ireland Ltd., Dublin), që ta gjesh më lehtë atelienë tonë. Harta nuk ngarkohet vetvetiu: ajo shfaqet vetëm pasi të jesh pajtuar në banerin e cookie-ve ose të kesh klikuar „Ngarko hartën“ në faqen e kontaktit. Vetëm atëherë shfletuesi yt lidhet me Google; aty i dërgohen Google të dhëna si adresa jote IP dhe informacione për shfletuesin, mundësisht edhe në SHBA. Në këtë përpunim ne nuk kemi ndikim. Më shumë gjen te deklarata e privatësisë e Google në policies.google.com/privacy.
Hostingu dhe baza e të dhënave
Kjo faqe hostohet te Vercel Inc. (SHBA); shpërndarja bëhet përmes serverëve që mund të ndodhen edhe në BE. Baza jonë e të dhënave (kërkesat, buletini, bisedat e chatit, matja e vizitave) ndodhet te Neon (Postgres), me serverë në BE ose në SHBA. Të dy ofruesit i përpunojnë të dhënat në emrin tonë dhe janë të detyruar me kontratë për mbrojtjen e të dhënave. Për transferimet në SHBA mbështetemi në klauzolat kontraktuale standarde ose në Data Privacy Framework.
Përveç kësaj përdorim OpenAI (SHBA) për chatin dhe Google për analizën dhe hartën, siç përshkruhet në pjesët përkatëse.
Siguria e të dhënave
Kjo faqe përdor enkriptim SSL/TLS për ta mbrojtur transmetimin e të dhënave të tua ndërmjet shfletuesit tënd dhe serverit tonë. E njeh nga simboli i drynit në shiritin e adresës së shfletuesit dhe nga prefiksi "https://" në URL. Fontet e faqes ruhen në serverin tonë; nuk ngarkohet asnjë skedar fonti nga Google apo palë të tjera të treta.
Ruajtja e të dhënave
Të dhënat e kërkesave i ruajmë aq sa nevojitet për trajtimin e kërkesës tënde. Nëse lind një porosi, vlejnë detyrimet ligjore për ruajtjen e dokumenteve afariste (zakonisht dhjetë vjet). Adresat e buletinit i ruajmë deri sa të çregjistrohesh. Pas kësaj të dhënat fshihen ose anonimizohen.
Të drejtat e tua
Ke të drejtë të marrësh informata për të dhënat personale që i ruajmë për ty, t'i korrigjosh të dhënat e pasakta, të kërkosh fshirjen (aq sa lejon ligji), ta kufizosh përpunimin, t'i marrësh të dhënat e tua në një format të zakonshëm dhe ta kundërshtosh përpunimin. Për këtë na shkruaj te info@eminjewelry.ch. Kërkesën tënde e trajtojmë sa më shpejt që të jetë e mundur, më së voni brenda 30 ditësh.
Nëse nuk pajtohesh me përgjigjen tonë, mund të ankohesh te Komisioneri Federal Zviceran për Mbrojtjen e të Dhënave dhe Transparencën (EDÖB).
Ndryshimet e kësaj deklarate privatësie
Mund ta përditësojmë këtë deklaratë privatësie në çdo kohë, sidomos nëse ndryshojnë kërkesat ligjore ose shërbimi ynë. Vlen gjithnjë versioni aktual i publikuar në këtë faqe. Ju rekomandojmë ta vizitoni herë pas here këtë faqe, për të qenë të informuar për ndryshimet e mundshme.
Përditësuar: gusht 2026